Biden në panairin në Detroit mbështeti kalimin në automjete elektrike
Lexohet për: 2 min.
FcpXUndWYAE-wGe
2 vite më parë
Linku u kopjua

Presidenti i SHBA-së Joe Biden vizitoi sot ekspozitën e makinave në Detroit, ngjarjen më të madhe të këtij lloji në Amerikën e Veriut, ku ai mbështeti tranzicionin në rritje në prodhimin e automjeteve elektrike dhe investime të reja në fabrikat e baterive që arrijnë disa miliardë dollarë.

“Ne zgjedhim të ndërtojmë një Amerikë më të mirë, me punëtorët amerikanë në krye. Amerika që po përballet me një krizë klimatike," tha Biden.

Ai njoftoi gjithashtu miratimin e 900 milionë dollarëve të parë për të financuar ndërtimin e stacioneve të mbushjes së automjeteve elektrike në 35 shtete sipas ligjit të infrastrukturës.

Tre prodhuesit më të mëdhenj të automjeteve të Detroitit po tregojnë një mori automjetesh të reja elektrike në panairin e automjeteve.

Kongresi amerikan dhe Biden, një entuziast i vetëshpallur i makinave, kanë premtuar dhjetëra miliarda dollarë kredi për prodhim dhe konsumatorë, për të përshpejtuar kalimin nga automjetet me djegie të brendshme në automjetet elektrike.

Shtëpia e Bardhë ka përshëndetur një sërë njoftimesh të rëndësishme të fundit nga prodhuesit amerikanë dhe të huaj të automjeteve për të ndërtuar objekte të reja të baterive dhe automjeteve elektrike.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025