BE reagon ndaj festimeve, i kujton Dodik e Vuçiq atë që shkruhet në Kushtetutën e Bosnjës
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
BE reagon ndaj festimeve, i kujton Dodik e Vuçiq atë që shkruhet në Kushtetutën e Bosnjës
BE reagon ndaj festimeve, kujton Dodik e Vuçiq atë që shkruhet në Kushtetutën e Bosnjës
14/02/2025 - 19:05
Linku u kopjua

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Bosnjë dhe Hercegovinë ka reaguar ndaj kremtimit të Ditës së Shtetësisë Serbe në Republikën Serbe, e cila për herë të parë këtë vit u festua në Banja Llukë si dita e shtetësisë së këtij etniteti.

Në reagim thuhet se “Kushtetuta e Bosnje dhe Hercegovinës thotë qartë: Bosnja dhe Hercegovina është një shtet i vetëm dhe sovran i përbërë nga dy entitete, Federata e Bosnje dhe Hercegovinës dhe Republika Serbe, si dhe Distrikti Brçko”.

Tubimi në Banja Llukë, BeH akuzon Vuçiq se dëshiron të shkaktojë krizë • KosovaPress

Delegacioni i BE-së thotë se duhet respektuar sovraniteti, integriteti territorial, rendi kushtetues, përfshirë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe subjektiviteti ndërkombëtar i Bosnje-Hercegovinës.

Pallati i Republikës Serbe në ngjyra të flamurit serb pavarësisht vendimit të Kushtetueses së BeH • KosovaPress

"Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore janë një pjesë thelbësore e përparimit në rrugën evropiane. Duhet të shmangen veprimet dhe deklaratat që ndikojnë negativisht në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe thellojnë ndarjet politike. Ne presim që të gjithë partnerët ndërkombëtarë të jenë njëlloj të përkushtuar ndaj perspektivës evropiane të Bosnjë dhe Hercegovinës si një vend i vetëm, i pandashëm dhe sovran.”

Armiku më i madh i serbëve, ja çfarë thanë Vuçiq e Dodik në Banja Llukë • KosovaPress

Delegacioni i BE-së i bën thirrje akterëve politikë në Bosnjë dhe Hercegovinë që të përmbahen nga veprimet që thellojnë ndarjet dhe krijojnë tensione, duke rikujtuar rrugën evropiane të vendit, pas vendimit të Këshillit Evropian në mars 2024 për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

“Në vend të kësaj, ne i inkurajojmë ata të fokusohen tërësisht në përparimin në rrugën evropiane, me të gjitha përfitimet që kjo do t'u ofronte qytetarëve", përfundon reagimi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026