Pallati i Republikës Serbe në ngjyra të flamurit serb pavarësisht vendimit të Kushtetueses së BeH
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Pallati i Republikës Serbe në ngjyra të flamurit serb pavarësisht vendimit të Kushtetueses së BeH
Untitled
13/02/2025 - 19:57
Linku u kopjua

Pallati i Republikës Serbe në Banja Llukë është ndriçuar sonte me ngjyrat e flamurit serb për të shënuar Ditën e shtetësisë serbe, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Etnitetit Republika Serbe në Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbia vendosën "festimin e përbashkët të Sretenjes si Ditë të Shtetësisë me deklaratën për mbrojtjen e të drejtave kombëtare e politike dhe të ardhmen e përbashkët të popullit serb, të miratuar në “Asamblenë Gjithëserbe” në Beograd në qershor 2024.

Këtë vit, etniteti Republika Serbe do ta festojë zyrtarisht Sretenjen si Ditën e Shtetësisë me një sërë manifestimesh, nën sloganin “Bashkim dhe krenarë”, që ka shkaktuar shumë reagime, raportojnë mediat serbe.

Ndër të tjera, anëtari i Presidencës së BeH-së, Denis Beqiroviq, tha se kjo festë, si dhe ardhja e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, përbëjnë kërcënim për paqen dhe sigurinë jo vetëm të rajonit, por të gjithë Evropës.

“Përpjekja e Vuçiq për të imponuar Ditën e Shtetësisë Serbe si Ditën e Shtetësisë së entitetit në Bosnjë dhe Hercegovinë paraqet një shkelje të paprecedentë të ligjit ndërkombëtar dhe kombëtar”, tha Beqiroviq.

Kujtojmë, Gjykata Kushtetuese e Bosnjë-Hercegovinës, pikërisht me ankesë të Beqiroviq, ndaloi vendosjen e flamurit, stemës dhe himnit të Serbisë në institucionet e Republikës Serbe.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026