Irani raporton mbi 30 civilë të vrarë pas sulmeve të SHBA-së
Bota
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Irani raporton mbi 30 civilë të vrarë pas sulmeve të SHBA-së
Iraniii
15/07/2026 - 14:50
Linku u kopjua

Mbi 30 civilë janë vrarë në sulmet e fundit ndaj jugut të Iranit, ka bërë të ditur zëdhënësja e qeverisë iraniane, Fatemeh Mohajerani.

Ndërkohë, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se forcat amerikane kanë nisur një valë të re sulmesh ndaj Iranit të mërkurën.

Sipas CENTCOM-it, sulmet synojnë të dobësojnë kapacitetet ushtarake iraniane që, sipas SHBA-së, janë përdorur për të sulmuar anijet tregtare në ngushticën e Hormuzit.

Ushtria iraniane tha se shtatë pjesëtarë të saj janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me raketa ndaj një kazerme në juglindje të Iranit. Teherani e cilësoi këtë si sulmin e parë të drejtpërdrejtë amerikan ndaj ushtrisë iraniane që nga nisja e konfliktit aktual.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026