BE bën pagesën e parë prej 1.5 miliardë eurosh nga asetet e ngrira ruse në mbështetje të Ukrainës
Lexohet për: 1 min.
pare
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Bashkimi Evropian njoftoi sot pagesën e parë prej 1.5 miliardë eurosh për mbështetjen ushtarake për Ukrainën e krijuar nga asetet e ngrira ruse. Kështu thuhet në një njoftim për shtyp të postuar në faqen e internetit të Komisionit Evropian, transmeton Ukrinform.

"Sot, BE-ja vë në dispozicion në mbështetje të Ukrainës pagesën e parë prej 1.5 miliardë eurosh të krijuara nga asetet e ngrira ruse...”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Sipas Komisionit Evropian, ngrirja e aseteve të Bankës Qendrore Ruse është rezultat i sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, të miratuara në vazhdën e luftës së saj të agresionit kundër Ukrainës.

"BE qëndron me Ukrainën. Sot ne transferojmë 1.5 miliardë euro të ardhura nga asetet e ngrira ruse për mbrojtjen dhe rindërtimin e Ukrainës. Nuk ka simbol apo përdorim më të mirë për paratë e Kremlinit sesa të bëjmë Ukrainën dhe gjithë Evropa një vend më te sigurt për të jetuar”, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024