BDI: Tubimi pro Vuçiqit në Kumanovë ngre alarm për ndikime të huaja
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
BDI: Tubimi pro Vuçiqit në Kumanovë ngre alarm për ndikime të huaja
BDI
Foto Ilustruese
23/05/2026 - 19:48
Linku u kopjua

Bashkimi Demokratik për Intergrim në Maqedoninë e Veriut ka reaguar ka reaguar për tubimin e mbajtur në Kumanovë. Sipas kësaj partie tubimi në Kumanovë në mbështetje të Aleksandar Vuçiqit, i shoqëruar me thirrje kundër Kosovës përbën shqetësim.

“Dje opinioni publik u trondit nga pretendimet e bëra nga opozita se një zëvendëskryeministër i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është bashkëpunëtor i shërbimeve serbe. Sot pamë një tjetër pamje shqetësuese: tubim në Kumanovë në mbështetje të Aleksandar Vuçiqit, i shoqëruar me thirrje kundër Kosovës”, thuhet në reagim.

Më tej thuhet se “Sot pamë një tjetër pamje shqetësuese: tubim në Kumanovë në mbështetje të Aleksandar Vuçiqit, i shoqëruar me thirrje kundër Kosovës. Këto zhvillime vijnë vetëm pak kohë pasi në debatet evropiane u ngritën shqetësime serioze se Maqedonia e Veriut po rrëshqet nën ndikimin e konceptit të ashtuquajtur “bota serbe””, thuhet në reagim.

BDI, pyet, ku janë VLEN?

“Ndërsa hapen pyetje serioze për ndikime të huaja, për orientimin strategjik të shtetit dhe për cenimin e kursit euroatlantik, VLEN vazhdon të merret me studentët shqiptarë dhe me sulme ndaj zërit të rinisë shqiptare”, thuhet më tej në reagim.

Po ashtu thuhet në reagim se “Kur organizohen tubime me thirrje kundër Kosovës — heshtje. Kur ngrihen dyshime për ndikime serbe në nivelet më të larta të pushtetit — heshtje. Kur cenohet orientimi politik i shtetit — përsëri heshtje. Shqiptarët nuk kanë qenë kurrë dekor në këtë shtet. Shqiptarët kanë qenë garancia më e fortë e kursit pro-evropian dhe pro-NATO të Maqedonisë së Veriut. Heshtja sot nuk është neutralitet. Heshtja sot është pozicionim”, thuhet në reagim.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026