Bayerni shpallet kampion i Gjermanisë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Bayerni shpallet kampion i Gjermanisë
New Project - 2026-04-19T164150.888
19/04/2026 - 19:44
Linku u kopjua

Bayern Munich është kurorëzuar zyrtarisht kampion i Bundesligës për sezonin 2025/26, duke siguruar titullin e dytë radhazi pas një fitoreje bindëse 4-2 ndaj Stuttgartit sot.

Skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany ka treguar një fuqi shkatërruese gjatë gjithë sezonit, duke e mbyllur çështjen e titullit që në mes të prillit, plot katër xhiro para përfundimit të kampionatit.

Ky sukses erdhi pas një sezoni historik ku bavarezët thyen rekordin e golave të shënuar në një edicion të vetëm të Bundesligës (109 gola në 30 ndeshje), duke u konfirmuar si një "makinë" e pandalshme sulmi në Evropë.

Protagonistët kryesorë të këtij triumfi ishin treshja sulmuese Kane, Diaz dhe Olise, të cilët së bashku kanë regjistruar 95 kontribute në gola.

Harry Kane udhëheq listën e realizatorëve me 32 gola, ndërsa Michael Olise dominon me asistime.

Me titullin kampion tashmë në xhep, vëmendja e Bayernit zhvendoset te synimi i madh i "tripletës", ku brenda pak ditësh do të përballen me Bayer Leverkusen në gjysmëfinalen e Kupës (22 prill) dhe më pas me PSG-në në gjysmëfinalen e parë të Champions League (28 prill).

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026