Bayerni e shkatërron Darmstadt, ia jep tetë gola
Lexohet për: 1 min.
19-Bayerni
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar ndeshja mes Bayern Munichut dhe skuadrës së Darmstadt, e cila u karakterizua me tre kartonë të kuq e plot tetë gola.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Allianz Arena”, Bayerni e ka shkatërruar 8:0 Darmstadt, raporton KosovaPress.

Golat për kampionin gjerman i shënuan Harry Kane (minuta e 51’, 69’ dhe 88’), Leroy Sane (minuta e 56’ dhe 64’), Jamal Musiala (minuta e 60’ dhe 76’) dhe Thimas Muller (minuta e 71’).

Po ashtu, loja u karakterizua edhe me kartonë të kuq, me gjithsej tre sosh të shpërndarë për Joshua Kimmich të Bayernit (minuta e 4’) e Klaus Gjasulën e (minuta e 21’) dhe Matej Maglica (minuta e 41’) të Darmstadt.

Me pikët e reja, Bayerni ngjitet në krye të Bundesligas në kuotën e 23 pikëve, një më shumë se Bayer Leverkuseni që zë vendin e dytë me 22 pikë.

Në anën tjetër, Darmstadt zë vendin e 14 në tabelë me vetëm shtatë pikë të arkëtuara.

Rezultati final, 8:0 në favor të Bayernit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025