Baton Zabërgja ftohet në Kombëtaren e Kosovës për ndeshjet e play-off-it
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Baton Zabërgja ftohet në Kombëtaren e Kosovës për ndeshjet e play-off-it
Baton-Zabergja
17/03/2026 - 16:09
Linku u kopjua

Futbollisti Baton Zabërgja, ka marrë ftesë të rëndësishme nga Kombëtarja e Kosovës, për ndeshjet vendimtare të fazës së play-off, ka bërë të ditur klubi i tij përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

Sulmuesi i klubit Metalista 1925 është përzgjedhur nga stafi teknik për të përfaqësuar Kosovën në këtë cikël të rëndësishëm garash, që lidhet me kualifikimet drejt Botërorit.

Në gjysmëfinalen e play-off-it, më 26 mars, Kosova do të përballet me Sllovakinë. Ndërsa më 31 mars, në varësi të rezultatit, Dardanët mund të përballet me fituesin e përballjes Turqia kundër Rumania.

Kjo është një mundësi e madhe për Zabërgjën që të dëshmojë vlerat e tij në arenën ndërkombëtare dhe të kontribuojë në një sukses të mundshëm historik për Kosovën.

Zabërgja ka gjetur tre herë golin, në pesë ndeshjet e fundit.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026