BATE Borisov-Ballkani, formacionet zyrtare
Lexohet për: 1 min.
9-Shënon Ballkani
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ballkani është me një këmbë tashmë më fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, por sot do t’i luajë edhe 90 minutat finale ndaj skuadrës nga Bjellorusia, BATE Borisov.

Kampioni i Kosovës mori një fitore të thellë një javë më parë në “Fadil Vokrri” duke triumfuar me rezultat 4-1, andaj shihet si favorit absolut për të vazhduar tutje, raporton KosovaPress.

Përkundër avantazhit të thellë, trajneri Ilir Daja ka thënë se pret përkushtim të madh të lojtarëve edhe në ndeshjen e dytë në mënyrë që gjithçka të shkojë ashtu siç është planifikuar.

Ky ballafaqim do të zhvillohet nga ora 20:00 dhe do të zhvillohet në Hungari, për shkak se Bjellorusia e ka të ndaluar t’i zhvillojë ndeshjet në tokën e saj për shkak se i dha përkrahje invazionit rus në Ukrainë.

Këto janë formacionet zyrtare:

BATE: Kudravets, Nechaev, Martynov, Khadarkevich, Bane, Jimoh, Volkov, Bacharav, Grechikho, Laptev, Kontsevoi.

Ballkani: Koliqi, Thaqi, Dellova, Jashanica, Trashi, Korenica, Kuc, Zyba, Tolaj, Gripshi, Kryeziu.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025