Bastisje në Prishtinë e Gjakovë për mashtrim me shitje të banesave
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, respektivisht Sektori për Hetime Financiare me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë ka bastisur sot një lokacion në Prishtinë dhe një tjetër në Gjakovë.

Dyshohet se personat me inicialet D.D. (47), F.Z., (43), SH.H. (45), dhe H.H. (59), në bashkëkryerje përmes falsifikimit të dokumenteve, krijimit të kontratave të falsifikuara, mashtrimit dhe prezantimeve të rreme si persona zyrtarë kanë mashtruar viktimën, të cilës në emër të shitjes së një banese në Prishtinë, i kanë marrë 90 mijë euro.

D.D. dhe F.Z. me urdhër të prokurorit janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa SH.H. dhe H.H. janë vendosur në kërkim policor pasi për të njëjtit nuk është arritur të sigurohet prezenca për intervistim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024