Bastisje në Pejë, kapen dy të dyshuar për organizim të grupit kriminal
Siguri
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Me kërkesë të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës, ka realizuar një bastisje në tri lokacione në rajonin e Pejës, ku kanë arrestuar dy persona me inicialet K.K. dhe A.M.

Ata janë arrestuar për kryerje të veprave penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar dhe detyrimi.

Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, të njëjtit janë dërguar në ndalim për 48 orë, si dhe brenda afateve ligjore kohore do të bëhet kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj dy të ndaluarve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024