Avokati Artan Qerkini është deklaruar për bastisjen në shtëpinë ë ish-komandantit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës (UÇK), Sylejman Selimi.
Qerkini theksoi së Selimi nuk e ka statusin e personit të dyshuar, por sipas tij bastisja është kryer meqë mendohet se në shtëpinë e tij mund të këtë pasur prova që ndërlidhën me procedimet penale për pengim të drejtësisë.
Avokati Qerkini nuk dha detaje se a është gjetur diçka gjatë bastisjes në shtëpinë e Selimit.
Sot është raportuar se edhe shtëpia e ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, është bastisur nga Dhomat e Specializuara, por një gjë të tillë e ka mohuar, duke thënë se ka pasur një komunikim rreth punës që e bën në Dhomën e Specializuara.
Ai ka thënë së këto bastisje që po ndodhin sot, janë vetëm një spektakël i radhës.
“Siç po raportohët në media, Zyra ë Prokurorit të Specializuar (ZPS) është dukë kryer bastisje në Kosovë. Njëra prej tyre është në shtëpinë e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Sylejman Selimi. Edhe këto bastisje që po ndodhin sot, janë vetëm një spektakël i radhës nga ana e tyre”, ka shkruar Klinaku në Facebook. /A. Shala