Bastisen shtëpi e lokale në Prishtinë e Podujevë, ndalohen katër persona
Lexohet për: 2 min.
Ministria-e-Mjedisit-Policia-1-of-5-5-1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj po zhvillojnë aksion në Prishtinë dhe Podujevë ku po bastisen shtëpi e lokale nën dyshimin për fajde.

Në një komunikatë për media të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, bëhet e ditur se ky aksion vjen në bashkëpunim edhe me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë dhe njësitë tjera  mbështetëse, dhe se si rrjedhojë janë ndaluar katër persona.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë dhe njësitë tjera  mbështetëse,  në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për lëshimin e urdhëresës për kontroll dhe sekuestrim të përkohshëm të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse, sot,  është duke e realizuar  një aksion ku, me ç’rast gjatë këtij aksioni, janë duke u kontrolluar dhe bastisur, shtëpi dhe lokale përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës dhe Podujevës, për shkak të dyshimit të veprave penale ‘Fajdeja’ nga neni 331 par.3 lidhur me par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ‘Shmangia nga tatimi’ nga neni 307 par.1 lidhur me par 3 të KPRK-së ,’Detyrimi’ nga neni 328 par.2 të KPRK-së dhe ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozi te paligjshëm’ nga neni 294 par 3 i KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë aksion, me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të bazuar të veprave penale të lartcekura.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të ju informojë në vazhdimësi lidhur me këtë aksion”, thuhet në fund të njoftimit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025