“Bashkë në shkencë”: Diaspora akademike, potencial i madh për zhvillimin e shkencës në Kosovë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
“Bashkë në shkencë”: Diaspora akademike, potencial i madh për zhvillimin e shkencës në Kosovë
UP, forumi
16/07/2026 - 11:54
Linku u kopjua

Universiteti i Prishtinës ka mbajtur edicionin e dytë të Forumit “Bashkë në Shkencë”, i cili bashkoi studiues nga diaspora me personelin akademik të universitetit, me synim forcimin e bashkëpunimit në fushën e kërkimit shkencor dhe zhvillimit institucional, raporton KosovaPress.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, tha se universiteti ka krijuar bazën rregullative për avancimin e profesorëve nga diaspora, duke bërë të ditur se deri tani janë nëntë profesorë të asociuar.

“Universiteti i Prishtinës është shtëpia e juaj. Ju nuk jeni mysafirë këtu, por pjesë e Universitetit të Prishtinës. Shpresoj që numri i profesorëve të asociuar nga diaspora të rritet dhe bashkë me të edhe projektet e përbashkëta kërkimore e zhvillimore”, deklaroi Hajrullahu.

Ai theksoi se diaspora akademike përbën një potencial të jashtëzakonshëm për Kosovën, i cili duhet të shfrytëzohet përmes lidhjes së studiuesve që veprojnë në universitete me renome botërore me Universitetin e Prishtinës.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Elis Badallo, e cilësoi diasporën si një nga asetet më të çmuara të Kosovës, duke thënë se forumi shërben si urë lidhëse mes dijes, përvojës dhe nevojave zhvillimore të vendit.

Në kuadër të forumit u prezantuan edhe gjetjet dhe koncept-dokumenti për krijimin e Njësisë për Angazhimin e Diasporës Akademike, e cila parashihet të zhvillohet në tri faza. Faza e parë përfshin ndërtimin institucional dhe krijimin e partneriteteve strategjike, faza e dytë pilotimin e angazhimit të diasporës përmes mentorimit dhe rrjetëzimit akademik, ndërsa faza e tretë konsolidimin dhe avancimin e plotë të njësisë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026