“Baroni” zbulon bunkerë e armë të fshehura në Prishtinë e Gjilan
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës gjatë një aksioni sot në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit ka gjetur dy bunkerë dhe armë zjarri, si dhe ka arrestuar dy persona, ndërsa i treti ndodhet në arrati. Operacioni policor “Baroni” u krye me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë, ku janë kontrolluar pesë shtëpi banimi në rajonin e Prishtinës dhe një vilë në Makresh-Gjilan. Në këto lokacione janë gjetur dy bunkerë - vende të fshehta, të modifikuara në mënyrë shumë profesionale për fshehjen e gjërave ilegale -  armë automatike, një karikator dhe 31 fishekë, armë zjarri, një karikator dhe 17 fishekë, armë e gjuetisë, një karikator dhe gjashtë fishekë, armë zjarri, një karikator dhe shtatë fishekë.

Në vendngjarje ka dalë njësia e teknikës kriminalistike dhe forenzikës, e cila ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e dëshmive të gjetura si prova materiale. Dy personat e dyshuar kosovarë janë shoqëruar në zyrat e DHTN-së Prishtinë për inicim të rastit dhe në konsultim me prokurorin kompetent me urdhër të tij, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, teksa i dyshuari i tretë ndodhet në arrati.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024