Barcelona sulmon me sukses rivalin e La Ligas për shtimin e ri në stafin e Hansi Flick
Sport
Lexohet për: 2 min.
2 ditë më parë
Linku u kopjua

Barcelona pritet të kalojë një periudhë ndryshimesh përpara se të nisë sezoni i ri. Pas emërimit të Hansi Flick si trajner i ri, klubi nuk po kërkon vetëm të përmirësojë kualitetin e skuadrës, por edhe stafin e dhomës së pasme.

Së fundmi u raportua se Barcelona po konsideron rikthimin e një ish-trajneri fizik, si pjesë e planit të Hansi Flick për të rimarrë stafin fizik, raporton KosovaPress.

Tani, një raport i ri nga “ABC de Sevilla” ka zbuluar se Barcelona është e gatshme të sjellë Francesc Martin. Marti ka shërbyer si analist i performancës në Real Betis, nën drejtimin e trajnerit Manuel Pellegrini.

Marti më parë punonte te Villarreal, por iu bashkua Real Betisit në vitin 2020. Megjithatë, periudhës së tij në Balompie duket se po i vjen fundi, pasi Barcelona tashmë e ka mbyllur marrëveshjen për nënshkrimin e tij këtë verë.

Real Betis dëshironte të mbante shërbimet e Francesc Marti, por oferta nga Barcelona ishte më e lartë se pagat e ofruara nga klubi i tij aktual. Si rezultat, Marti do t'i bashkohet kampit të Barçës në verë dhe do të bëhet pjesë e stafit teknik të Hansi Flick.

Me të mbërritur në Barcelonë, Flick shoqërohej nga tre asistentë gjermanë, Toni Topalovic, Marcos Sorg dhe Heiko Westermann. Shtimi i Francesc Marti, për këtë qëllim, mund të shkojë shumë në shtimin e ekspertizës dhe njohurive rreth futbollit spanjoll në stafin teknik të Barcelonës.

Marti nuk do të jetë as lëvizja e fundit i Barcelonës, pasi klubi kërkon të ripërtërijë stafin teknik dhe fizik në një përpjekje për të sjellë një epokë të re në Katalonia.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024