Sipas mediave spanjolle, Barcelona ende nuk ka njoftuar për transferimet e Andreas Christensen dhe Franck Kessie, pasi që klubi nuk është në gjendje të regjistrojë dyshen për shkak të kufizimeve të “Fair Play” financiar.
Christensen pritet t'i bashkohet gjiantit katalunas si transferim i lirë kur kontrata e tij me Chelsea të skadojë muajin e ardhshëm, ndërsa Kessie gjithashtu do të arrijë në “Camp Nou” si lojtar i lirë kur marrëveshja e tij me Milanin të përfundojë në muajin qershor.
Në janar, Barcelona nuk ishte në gjendje të regjistronte Ferran Torres, pasi nënshkroi me sulmuesin në një marrëveshje prej 55 milion eurosh nga Manchester City, përcjell KosovaPress.
Torres përfundimisht u regjistrua pasi lojtarët e tjerë në skuadrën e Barcelonës, përfshirë Samuel Umtitin, pranuan ulje të pagave.
Tani thuhet se Barcelonës do t’i nevojitet që të largojë disa lojtarë para se që të shikojë rreth mundësisë për të transferuar lojtarë të rinj.