Ballkani përballet sonte me Bohemians në Ligën e Konferencës
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ballkani përballet sonte me Bohemians në Ligën e Konferencës
Ballkaniiii
22/07/2026 - 08:23
Linku u kopjua

FC Ballkani do ta zhvillojë sonte ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të UEFA Conference League, ku nga ora 19:00 në Dublin përballet me skuadrën irlandeze Bohemians.

Portokallinjtë synojnë të hedhin një hap të rëndësishëm drejt raundit të tretë, ndërsa ndeshja e kthimit do të vendosë ekipin që do të vazhdojë garën në Evropë.

Ndërkohë, pas shortit të hedhur nga UEFA, Ballkani ka mësuar edhe kundërshtarin e mundshëm në rast se eliminon Bohemians. Në raundin e tretë kualifikues të Conference League, skuadra nga Suhareka do të përballet me humbësin e çiftit të UEFA Europa League mes Beşiktaşit dhe Midtjyllandit.

Megjithatë, i gjithë fokusi i Ballkanit mbetet te sfida e sotme në Dublin, ku synon një rezultat pozitiv për të krijuar avantazh para ndeshjes së kthimit dhe për të vazhduar rrugëtimin në garat evropiane.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026