Agim Ademi i pranishëm në finalen e Kupës së Botës
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Agim Ademi i pranishëm në finalen e Kupës së Botës
Agim Ademiiiiiiiiiiiiii
19/07/2026 - 20:57
Linku u kopjua

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka bërë të ditur se po e ndjek nga afër finalen e madhe të Kupës së Botës 2026, ku sonte përballen Argjentina dhe Spanja.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademi e cilësoi si privilegj praninë e tij në ndeshjen që kurorëzon turneun më të madh të futbollit, duke theksuar se kjo është një mbrëmje që bashkon miliona tifozë nga e gjithë bota.

"Sonte jam i pranishëm në finalen e madhe të Kupës së Botës 2026, ku përballen dy superfuqi të futbollit, Argjentina dhe Spanja. Një mbrëmje që bashkon miliona tifozë nga e gjithë bota dhe kurorëzon turneun më të madh të futbollit. Është privilegj të jesh pjesë e këtij spektakli të jashtëzakonshëm, ku festohet loja më e bukur në botë", ka shkruar Ademi.

Presidenti i FFK-së njëherësh ka përgëzuar FIFA-n për organizimin e Kampionatit Botëror, duke vlerësuar se turneu dëshmoi edhe një herë fuqinë e futbollit për të bashkuar popuj, kultura dhe kombe.

Në fund të mesazhit të tij, Ademi u ka uruar të gjithë tifozëve shikim të këndshëm dhe sa më shumë emocione gjatë finales së madhe të Botërorit 2026.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026