Ballkani mposht Drenicën në Suharekë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ballkani mposht Drenicën në Suharekë
2b4ed5c3-3799-415a-ad9c-a52986a069e5
01/03/2026 - 15:08
Linku u kopjua

Ballkani i është rikthyer fitoreve pasi ka mposhtur Drenicën me rezultat minimal 1-0.

Në pjesën e parë u krijuan raste të mira, ku suharekasit bënë tetë gjuajtje në portën e kundërshtarit, por Kenan Haxhihamza ishte në formë duke bërë pritje të jashtëzakonshme, por 45 minutat e para u mbyllën me rezultat 0-0.

Në pjesën e dytë, KF Drenica krijoi më shumë raste, por pa arritur të gjenin golin, ishte minuta e 78-të, kur vendasit gjetën golin e epërsisë kur braziliani Giovanni Ribeiro u gjend bukur në zonë dhe realizoi për 1-0.

Ballkani me këtë fitore rikthehet në krye të tabelës me 39 pikë, derisa Drenica mbetet e fundit me vetëm 21 pikë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026