Ballkani kërkon kualifikimin në Ligën e Konferencës, sot ndeshja ndaj Klaksvikut
Lexohet për: 1 min.
ballkani
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kampioni i Superligës së Kosovës në futboll, Ballkani, do të kërkojë që të kalojë në fazën finale të kualifikimeve në Ligën e Konferencës.

Për ta bërë këtë, skuadra e trajnerit Ilir Daja duhet së paku të ruajë epërsinë prej një goli nga ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” ku triumfuan me rezultat 3-2, rezultat ky që nuk ofron shumë siguri, raporton KosovaPress.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Torsvollur” dhe në rast të kualifikimit, skuadra kosovare në raundin tjetër do të ballafaqohet me Shkupin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025