Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mufail Bujqinovci ka mohuar pëfshirjen e tij në fushata kundër mediave dhe gazetarëve.
Ai në një postim reagoi ndaj Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës duke thënë se nuk kishte sulmuar, por kishte thënë “të vërtetën”.
Ai cilësoi reagimin ndaj tij të AGK-së si të nxituar.
“Në vend të deklaratave të nxituara, Prokuroria duhet të merret seriozisht me të gjithë ata që marrin para nga UDB-ja e Serbisë dhe që tentojnë të ndikojnë opinionin publik në Kosovë”, shkroi ai.Ndërkaq Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur shqetësim të thellë për një valë të re të fushatës kundër mediave dhe gazetarëve të nisur nga zyrtarë të partisë më të madhe politike në vend, Vetëvendosje.
AGK iu referua deklaratave nga deputetë dhe zyrtarë të tjerë të kësaj partie, përfshirë Adnan Rrustemin, Mefail Bajqinovcin dhe Dejona Mihalin, të cilët, siç thuhet, “kanë shkruar dhe shpërndarë materiale që flasin për ‘pagesa me çanta’ në raport me gazetarët”.