Babai i Liam Payne i bën homazhe djalit të tij në hotelin ku ai vdiq
Magazina
Lexohet për: 2 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Geoff Payne po mban zi për Liam Payne në hotelin ku djali i tij kaloi momentet e fundit para se të vdiste më 16 tetor.

66-vjeçari erdhi në Buenos Aires më pak se dy ditë pasi ish-anëtari i One Direction u shpall i vdekur pasi ra nga ballkoni i hotelit, për të rimarrë gjërat e djalit të tij dhe për të rregulluar riatdhesimin e tij në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai u prit nga turma e fansave që po mbanin homazhe përkujtimore. Geoff ndaloi për të falënderuar fansat dhe lexoi disa nga mesazhet që ata i shkruan djalit të tij.

Pasi Geoff hyri në hotel, disa nga fansat e Liam u përpoqën të pengonin mediat që ta ndiqnin atë në ndërtesë dhe më vonë ngritën duart për ta mbrojtur ndërsa ai ishte brenda, vuri në dukje TN.

Një nga fansat tha për BBC-së se donin t'i jepnin Geoff "një moment" për të shprehur ndjenjat e tij dhe për të "parë sa shumë e duan Liam".

Babai i këngëtarit vizitoi gjithashtu morgun në Buenos Aires për të identifikuar zyrtarisht djalin e tij dhe për të bërë marrëveshjen për riatdhesim.

Liam vdiq më 16 tetor në moshën 31-vjeçare pasi ra nga ballkonit. Më vonë u zbulua nga një raport paraprak i autopsisë se këngëtari vdiq nga plagët e shumta dhe “:nuk pati ndërhyrje nga jashtë”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024