Babai i Kompany shfaqet në kuvend me shallin e Bayernit pas triumfit ndaj Realit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Babai i Kompany shfaqet në kuvend me shallin e Bayernit pas triumfit ndaj Realit
New Project - 2026-04-16T163811.958
16/04/2026 - 19:40
Linku u kopjua

Krenaria prindërore ka kaluar kufijtë e sportit dhe ka mbërritur deri në parlamentin belg, ku Pierre Kompany, babai i trajnerit të Bayern Munich, Vincent Kompany, është shfaqur me një shall të klubit gjerman gjatë seancës parlamentare.

Deputeti 78-vjeçar ka dashur të festojë në këtë mënyrë fitoren e madhe të djalit të tij në çerekfinalen e Champions League kundër Real Madridit. Ky gjest i veçantë, i raportuar nga mediat belge, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, duke dëshmuar mbështetjen e pakursyer të babait për suksesin historik të Vincentit në krye të gjigantëve bavarezë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026