Azemi po intervistohet në cilësinë e dëshmitarit në çështjen e njehsorëve elektrikë
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Azemi po intervistohet në cilësinë e dëshmitarit në çështjen e njehsorëve elektrikë
azemi
07/04/2026 - 10:30
Linku u kopjua

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi në cilësinë e dëshmitarit po intervistohet nga hetuesit policor lidhur me çështjen e njehsorëve elektrikë. Azemi i cili kur hyri në Drejtorin e Hetimeve në Policinë e Kosovës mbante me vete një dosje të madhe, tha se para hetuesisë po paraqet të dhënat e cituara nga ai dhe qytetarët e Kosovës.

Azemi para gazetarëve deklaroi se skandali i njehsorëve elektrikë po tenton të manipulohet nga KEDS dhe nga Ministria e Tregtisë, Industrisë.

“Po e jap dëshminë deklaratën time si dëshmitarë, po i paraqes të gjitha të dhënat dhe duke besuar në Policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe gjykatën e Kosovës shpresoj që kjo do të merr një zgjidhje të merituar. Unë edhe njëherë po iu kujtoj juve që të gjitha këto manipulime dhe gjithë ky skandal i madh që ka filluar me njehsorët elektrikë po mundohet me u minimizua edhe nga ana e KEDS dhe nga ana e qeverisë në këtë rast nga ministri e Industrisë. Ku po thonë që këto devijime që i kanë pranuar dhe i kanë tërhequr disa njehsor  elektrikë nga qytetarët e masin saktë sasinë, por nuk po tregojnë se ku është problemi. Pra, problemi është që energjia elektrike e cila është dashur me u faturua me të lirën sipas vendimit të ZRrE është faturua me tarifën e shtrenjtë Qytetarët kanë prit me orë të tëra për me i vendos në funksion pajisjet e tyre, ty mendua që po e shfrytëzojnë energjinë me të lirë qysh edhe iu ka mundësua nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, po në fakt ka dalë e kundërta. Kjo është dëshmia kryesore dhe ky është skandali kryesor në të cilin unë po punoj”, deklaroi Azemi.

Azemi paralajmëroi se gjatë kësaj jave do të nis nënshkrimin e peticionit nga qytetarët e Kosovës për të kompensuar mjetet e tyre.

Ai kërkon nga KEDS që asnjë njehsor elektrik të mos largohet pa praninë e Policisë së Kosovës, në të kundërtën sipas tij është vepër penale.

Dëshmi për problemet me njehsorët elektrikë Azemi i ka dorëzuar edhe në Zyren e Rregullatorit për Energji(ZRRE) dhe KEDS.

Sipas Lidhjes Demokratike të Kosovës nga 884 njehsorë të verifikuar sipas tyre, 87% e njehsorëve për matjen e energjisë elektrike faturojnë qytetarët më shtrenjtë edhe kur tarifa është me të lirën.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026