Azemi akuzon KEDS dhe Ministrinë e Industrisë për minimizim të skandalit
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Azemi akuzon KEDS dhe Ministrinë e Industrisë për minimizim të skandalit
dosjet
07/04/2026 - 09:56
Linku u kopjua

Visar Azemi në cilësinë e dëshmitarit është duke dhënë dëshminë e tij në departamentin e Hetimeve të Policisë së Kosovës lidhur me njehsorët elektrik.

Azemi në një konferencë për medie, tha se është ftuar nga prokuroria në cilësinë e dëshmitarit dhe do t’i paraqes dëshmitë e tij.

Sipas tij, ky skandal i madh me njehsorët elektrik po tenton të minimizohet nga ana e KEDS dhe Ministrisë së Industrisë.

“Unë jam ftuar nga drejtoria për krime ekonomike për t’i paraqitur dëshmitë e mijë që i kam mbledhur dhe qytetarëve që mi kanë dërguar në adresën time të paraqes të gjitha të dhënat duke besuar në policinë dhe prokurorinë e Kosovës”, tha ai.

Visar Azemi nga LDK paralajmëroi se do te iniciojë edhe një peticion përmes të cilit do të kërkohet kthimi i parave tek qytetarët.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026