Avokati i Shakira-s, Pau Molins tha se këngëtares kolumbiane do t'i kushtonte shumë më pak nëse ajo do të kishte rënë në dashuri me Sergio Ramos në vend të Gerard Pique.
Në një intervistë në “El Mon” me RAC1, Molins komentoi gjyqin e fundit të Shakira-s për evazion fiskal, duke deklaruar se nëse ajo nuk do të kishte jetuar në Katalonjë, do të kishte shpëtuar me tri nga gjashtë krimet për të cilat u akuzua, pasi nuk ka asnjë taksë në pronë në Madrid.
“Atyre ‘iu ka mbushur goja’ me barazinë e spanjollëve dhe nëse je banor i Katalonjës mund të futesh në burg për një krim të pamundur në Madrid, sepse nuk ka taksë pronësie”, deklaroi ai.
Shakira synon të negociojë gjobë të madhe për të shmangur burgun - KosovaPress
“Nëse ajo do të kishte rënë në dashuri me Sergio Ramos, në vend të Gerard Pique, do t'i kushtonte shumë më pak para”, tha Molins.
Ai gjithashtu deklaroi se Shakira ishte e pafajshme dhe nuk kishte dëshirë të mashtronte shtetin, duke shtuar se "është një çështje shumë e ndërlikuar me artistët botërorë që janë gjithmonë në lëvizje".
Shakira përballet me hetimin e dytë për mashtrim tatimor - KosovaPress