Shkarkimi i Agron Bekës nga Kuvendi, ky është vendimi i Kushtetueses
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Shkarkimi i Agron Bekës nga Kuvendi, ky është vendimi Kushtetuese
13 orë më parë
Linku u kopjua

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të enjten se vendimi i 15 dhjetorit të vitit 2023 i Kuvendit të Kosovës për shkarkimin e anëtarit joprokuror të Këshillit Prokurorial, Agron Bekës, nuk është në kundërshtim me kompetencat e parlamentit.

Në njoftimin e Kushtetueses thuhet se aktgjykimi sqaron që Beka ishte shkarkuar nga Kuvendi bazuar në rekomandimin e Komisionit për Legjislacion, në të cilin ishin listuar arsyet për ushtrimin e funksionit të tij.

Në vendim duhet se  “Vendimi është në përputhje me kompetencat e Kuvendit dhe në bazë të Ligjit të Këshillit Prokurorial”.

“Në rrethana të tilla, në të cilat, Kuvendi ka ushtruar rolin e tij ndërlidhur me anëtarët jo-prokurorë të Këshillit Prokurorial, dhe ka shkarkuar një anëtarë jo-prokuror bazuar në procedurën dhe bazat e shkarkimit sipas përcaktimeve të Ligjit për Këshillin Prokurorial, përfshirë mbi bazën e një arsyetimi që nuk rezulton të jetë dukshëm arbitrar, Aktgjykimi konstaton se Kuvendi përmes Vendimit të kontestuar, nuk ka tejkaluar autorizimet kushtetuese dhe ligjore në kontekst të paragrafit 9 të nenit 65 [Kompetencat e Kuvendit] dhe paragrafit 4 të nenit 110 [Këshilli Prokurorial i Kosovës] të Kushtetutës”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kërkesën në Kushtetuese për rastin e Agron Bekës nga Kuvendi i Kosovës e pati dërguar për vlerësim të kushtetueshmërisë në Gjykatën Kushtetuese deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024