Avokati i Kilajt pyet ekspertin holandez se sa prej raporteve të tij kanë ofruar prova të pranueshme për gjykata
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Avokati i Kilajt pyet ekspertin holandez se sa prej raporteve të tij kanë ofruar prova të pranueshme për gjykata
Haga 3
04/03/2026 - 12:53
Linku u kopjua

Dëshmitari holandez, Koen Herlaar tha se për 16 vjet përvojë si ekspert i kriminalistikës, asnjëherë nuk ka dhënë dëshmi për “mikropikat”. Në pyetjet e avokatit të Isni Kilajt, Joe Holmes se sa prej raporteve të tij kanë ofruar prova të pranueshme për gjykata, ky dëshmitar tha se nuk e di një gjë të tillë, veçse shtoi se nuk është ftuar asnjëherë që të jap dëshmi me gojë.

Këto përgjigje ai i dha para seancës private dhe pauzës prej 30 minutash.

Mbrojtja e Kilajt e ka pyetur dëshmitar se lidhur me fushën e ekspertizës së mikropikave, për çka kërkoi të dijë nëse është fushë e re dhe e pazhvilluar, raporton KosovaPress.

Tutje, është pyetur edhe se sa herë ka dhënë dëshmi para gjykatës për ekspertizat e tij.

Ky dëshmitar, i cili është i dyti i ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për dëshmi, ka pohuar se përgjatë përvojës së tij asnjëherë nuk ka dhënë dëshmi për mikropikat.

Pyetjet e mbrojtjes së Isni Kilajt kanë vijuar më pas në seancë private.

Gjyqtari Christoph Gosnell ka thënë se në pjesën e dytë të ditës do të fillojë dëgjimi i dëshmitarit të tretë në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit për pengim të drejtësisë. /Sh.Pajaziti

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026