Arifi: Ura mbi lumin Ibër të hapet, konfrontimi me NATO-n nuk është në interes të Kosovës
Lexohet për: 2 min.
avni-arifi-1
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish-kryenegociatori për dialogun Kosovë-Serbi, Avni Arifi ka deklaruar se Ura mbi lumin Ibër duhet të hapet.

Por, se thotë se janë disa procedura që është dashur të ndiqen nga Qeveria, por se kjo e fundit nuk ka vepruar në këtë drejtim.

Arifi në një intervistë për KosovaPress, shton se Ura mbi lumin Ibër duhet të hapet në koordinim me aleatët, derisa shprehet se nuk është në interes të Kosovës konfrontimi me NATO-n.

Arifi ka thënë se për Urën e Ibrit do të diskutohet prapë në Bruksel, për çka shton se kjo po ndodhë për shkak të Qeverisë së Kosovës.

E ky gabim i Qeverisë sipas Arifit, ka bërë që për hapjen e Urës mbi lumin Ibër të diskutohet prapë dhe të arrihet një aprovim nga të tria palët në Bruksel.

Ditëve të fundit zyrtarët qeveritarë kanë thelluar polemikat me ndërmjetësin evropian të dialogut Miroslav Lajçak lidhur me mospajtimet për hapjen e Urës mbi lumin Ibër. Nga pala kosovare po thonë që Bashkimi Evropian ka ndryshuar qëndrim për këtë temë, derisa ndërmjetësi Lajçak ka thënë se këto deklarata janë çorientuese.

Lidhur me këtë ish-kryenegociatori Arifi thotë se kontributi i Lajçakut tashmë dihet, por se këto polemika nuk i ndihmojnë Kosovës.

Kurse, sa i përket ecurisë së dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, ish-kryenegociatori Avni Arifi, ka thënë se dialogu është në gjendje kome.

Qeveria e Kosovës ende nuk e ka dërguar në Kushtetuese draft-statutin e Asociacionit për të vërtetuar kushtetutshmërinë e tij, ani pse kjo është kërkesë e ndërkombëtarëve.

E, për këtë ish-kryenegociatori Avni Arifi, thotë për KosovaPress se kryeministri Albin Kurti nuk do ta bëjë një gjë të tillë sidomos tash që siç thotë Arifi jemi në fushatë zgjedhore.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024