Dy avionë luftarakë F-16 shoqëruan Kombëtaren e Polonisë në kufirin jugor, teksa ata fluturuan në Katar për Kupën e Botës.
Shfaqja e fuqisë ajrore polake vjen pas sulmit raketor që vrau dy persona në pjesën lindore të Polonisë, pasi kjo e fundit ndan kufirin e saj me Ukrainën, raporton KosovaPress.
Avionët rrethuan avionin zyrtar shtetëror të vendit, duke shfaqur fjalët, Republika e Polonisë, e cila fillon fushatën e saj të Kupës së Botës kundër Meksikës të martën më 22 nëntor.
Një nga pilotët u sigurua që besnikëria e tij të njihej, duke shfaqur ngjyrat kuq e bardhë të kombit së bashku me një tabelë që mbante emrin e kombëtares në kabinën e tyre.