Avionët luftarakë që fluturojnë vetë, nëndetëset pa ekuipazh dhe dronët e shumë, do të jenë asetet kryesore të ushtrisë së ardhshme britanike.
Kjo strategji është paraparësipas një plani të ri të mbrojtjes që thuhet se “pasqyron një botë ku konfliktet po transformohen nga teknologjia”.
Megjithatë, dokumenti nuk përfshin angazhimin për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2030, një nga arsyet që çuan në dorëheqjen e ministrit britanik të Mbrojtjes, John Healey, më 11 qershor.
Ai pati akuzuar qeverinë se po investon shumë pak në ushtri në një kohë "kërcënimesh në rritje", duke iu referuar një vlerësimi të inteligjencës britanike sipas të cilit Rusia mund të sulmojë një shtet anëtar të NATO-s deri në vitin 2030. Ai tha se plani i Ministrisë së Financave parashikonte që shpenzimet të arrinin vetëm në 2.68% të PBB-së në vitin 2030, pasi të rriteshin në 2.6% më 2027.Britania ka vëzhguar se si dronët kanë transformuar luftën në Ukrainë, e cila përdor rreth 200 mijë dronë në muaj për t'u mbrojtur nga forcat ruse. Për këtë arsye, Londra planifikon të investojë miliarda paund në sisteme me dronë për të gjitha degët e ushtrisë. Në vend të flotës së planifikuar të shkatërruesve të rinj detarë, Marina Mbretërore do të pajiset me anije hibride që do të shërbejnë si qendra komanduese për dronët.
"Natyra e konfliktit po ndryshon para syve tanë", tha Starmer gjatë një fjalimi në një fabrikë dronësh pranë Londrës, transmeton AP, përcjellë KosovaPress.
Dorëheqjet e Healeyt dhe zëvendësministrit të Mbrojtjes Al Carns ishin ndër goditjet që e shtynë Starmerin të njoftojë javën e kaluar se do të japë dorëheqje. Ai pritet të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Turqi më 7 dhe 8 korrik, në një nga angazhimet e tij të fundit si kryeministër.