Aventura në Ligën e Konferencës, Ballkani mund të përballet në play-off me skuadrën shqiptare
Lexohet për: 1 min.
13-Ballkani
2 vite më parë
Linku u kopjua

Njëjtë sikurse Liga e Kampionëve dhe ajo e Evropës, edhe skuadrat në Ligën e Konferencës kanë mësuar kundërshtarët e tyre të mundshëm në fazën e play-offit.

Nga shorti i hedhur sot kundërshtarin e saj do ta mësojë edhe skuadra e Shkëndijës së Tetovës, në rast se e arrin kualifikimin tutje përballë skuadrës suedeze AIK, përcjell KosovaPress.

Në rast fitoreje, Shkëndija do të pozicionohej në vazon e katërt, dhe kundërshtari në raundin e play-offit mund të jetë skuadra e njohur angleze, West Ham United.

Po ashtu, në rast se Ballkani kualifikohet ndaj Klaksvik dhe Shkupi mposhtet nga skuadra e Shamrcok Rovers në Ligën e Evropës, atëherë do të kemi një përballje mes dy skuadrave shqiptare në play-off të Ligës së Konferencës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025