AUV konfiskon në Banjska sasi mishi pa kritere të konsumit
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUV) me kërkesë të Policisë Stacioni i Veriut, sot ka zhvilluar kontrolle në kompleksin e një resorti në Banjska të Zveçanit, ku ka gjetur një sasi të konsiderueshme mishi që nuk përmbush kriteret për konsumim.

Lajmin për KosovaPress e ka bërë të ditur zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, sipas të cilit mishi ka qenë i vendosur në frigoriferët e kuzhinave të kompleksit.

“Mishi ka qenë i vendosur në disa frigoriferë të ndryshme të cilat kanë qenë pa mbikëqyrje të temperaturave. Kësaj sasie të produkteve i mungonte dokumentacioni për origjinën, disa prej tyre nuk kishin etiketa të deklarimit mbi datat e prodhimit dhe të skadencës. Si të tilla ekipi inspektues ka vlerësuar se nuk përmbushin kriteret ligjore për konsum. Andaj me procesverbal ka vendosur se të njëjtat duhet të asgjësohen”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka thënë sasia totale e mishit të konfiskuar do të dihet saktë në momentin e asgjësimit të tij.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024