AUV bllokon 26 ton mish të shkrirë nga Brazili që vinte në Kosovë
Lexohet për: 2 min.
mishi
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Inspektorati veterinarë i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë(AUV), gjatë kontrollit inspektues në piken kufitare të kontrollit ‘’Porti i Durrësit’’, ka hasur në ngarkesë me mish gjedhi të shkrirë.

AUV përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se për shkak se kjo bie në kundërshtim me kriteret ligjore të sigurisë se produkti, inspektori menjëherë ka vendosur për refuzim të importit.

“Sipas certifikatës  se ngarkesës dhe dekleracionit-etiketës se produktit, ai është dashur të ruhet në temperaturën nën -18 gradë. Në shikim të pajisjeve matëse të mjetit transportues, dhe matjeve plotësuese me pajisje të vetë inspektorit. Ka rezultuar, se produkti nuk është ruajtur në përputhje me normat ligjore të përcaktuara për nivelet maksimale të temperaturave për produkte të ngrira. Po ashtu në shikim vizual vërehet se ngarkesa ka rrjedhje si shkak i mos funksionimit të duhur të pajisjes ftohëse”, thuhet në njoftimin e AUV-it.

Më tutje në njoftim thuhet se ngarkesa është me origjinë nga shteti i Brazilit, produkt mish gjedhi i ngrirë në sasi prej 26 022 kg bruto.

“E transportuar me anie, produkti i vendosur në kontejner ftohës, i dedikuar për transport të mallrave ushqimore. Vigjilenca dhe profesionalizmi i inspektorit në rast, ka bërë qe ngarkesa të detektohet shpejt, në të njëjtën kohë masa, veprimi është në përputhje me procedurën dhe ligjet në fuqi. Gjatë gjithë kohës AUV në bashkëpunim me Doganat dhe Policinë e Kosovës, punojnë qe secila ngarkesë, që ka për destinacion tregun e vendit tonë, paraprakisht të marrë të gjitha vlerësimet profesionale të bazuara në ligje. Të cilat garantojnë se produktet e destinuara për konsum janë të sigurta”, thuhet në njoftim.

“Pa marrë parasysh stinën, vendin e hyrjes se ngarkesave. Të gjitha kontrollohen me përkushtim maksimal. Gjithmonë duke përmbushur të detyrat në ruajtje të shëndetit publik. Ngarkesa është e bllokuar-bllombuar dhe nën mbikëqyrje të autoriteteve kufitare të Kosovës. E cila do të kthehet në vendin e origjinës ose sipas procedurës, nëse pala parashtron kërkesë për asgjësim, asgjësimi kryhet nën mbikëqyrje”, thuhet në fund të njoftimit. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024