Autostrada një milion dollarëshe është një nga më të rrezikshme në Shtetet e Bashkuara.
Bëhet fjalë për një seksion 40 kilometra të gjatë të autostradës amerikane, rruga 550 që kalon nëpër pjesën perëndimore të Kolorados, duke lidhur Silverton dhe Quray.
Duke pasur parasysh se zona ku ndodhet ishte qendra e aktiviteteve minerare, disa besojnë se e ka marrë emrin sepse zhavorri i përdorur për ndërtim përmbante mbetje ari dhe argjendi me vlerë saktësisht një milion dollarë.
Nga ana tjetër, romantikët janë të bindur se emrin ia ka borxh peizazheve miliona dollarësh që kalon.
Nëse e gjeni veten në autostradë mbajini sytë drejt përpara. Është një rrugë e ngushtë, me dredha-dredha dhe shumë e paparashikueshme dhe kërkon përqendrim maksimal të drejtuesit.
Ndonëse është përgjithësisht e hapur gjatë gjithë vitit, duhet mbajtur parasysh se sezoni i borës fillon tashmë në tetor dhe se rruga mund të jetë e mbyllur për publikun për shkak të sasisë së madhe të bore që mund të bie.