Autobusi që transportonte emigrantë aksidentohet në Bullgari, një i vdekur e disa të lënduar
Lexohet për: 1 min.
katastrofa (1)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një emigrant pa dokumente nga Afganistani ka humbur jetën në një aksident autobusi në autostradën Trakiya herët të dielën në mëngjes, konfirmoi për BTA prokurori i qarkut Stara Zagora, Dicho Atanassov. Ai tha se aksidenti ka ndodhur në afërsi të Çirpanit rreth orës 5 të mëngjesit.

Sipas raporteve fillestare, një furgon ngarkesash mbante 46 emigrantë të paligjshëm.

Rreth 32 persona u lënduan gjatë përplasjes dhe u dërguan në spitalin në Stara Zagora dhe Chirpan. Disa janë në gjendje të rëndë.

Atanassov tha se ngasësi, i cili mendohet të jetë një shtetas pakistanez, u largua nga vendi i ngjarjes.

Goma e pasme e majtë ka shpërthyer, ngasësi ka humbur kontrollin dhe autobusi ka goditur disa herë parmakun.

Më vonë gjatë ditës Ministria e Brendshme ka njoftuar se një person është arrestuar në lidhje me aksidentin./BTA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025