Atalanta-Milan, formacionet zyrtare
Lexohet për: 1 min.
15-fORMACIONET ZYRTARE
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sonte me fillim nga ora 18:00 stadiumi “Gewiss” do të jetë nikoqir i derbit italian mes Atalantas dhe Milanit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 15-të të Serie A.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Milani e mposhti 3:1 Frosinonen, kurse Atalanta humbi 3:0 nga Torino, raporton KosovaPress.

Momentalisht, Milani renditet në vendin e tretë në tabelë me 29 pikë, krahas Atalantas që zë vendin e nëntë me 20 pikë të arkëtuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, Toure dhe Vorlicky do të mungojnë te Atalanta, kurse te Milani nuk do të paraqiten Caldara, Kalulu, Leao, Okafor, Pellegrino dhe Thiaw.

Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Atalanta (3-4-1-2): Musso; Scalvini, Djimsiti, De Roon; Ruggeri, Pasalic, Ederson, Zappacosta; Koopmeiners; Lookman, De Ketelaere

Milan (4-3-3): Maignan; Calabria, Tomori, Hernandez, Florenzi; Loftus-Cheek, Reijnders, Musah; Chukwueze, Giroud, Pulisic

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025