As ndryshimi i ligjit nuk bën punë, shpërndahet testi I maturës në rrjetet sociale
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
As ndryshimi i ligjit nuk bën punë, shpërndahet testi I maturës në rrjetet sociale
fdsds
20/06/2026 - 12:57
Linku u kopjua

Tanimë ka përfunduar mbajtja e testit të maturës, afati i parë, në të cilin pritej të marrin pjesë 19,514 nxënës në 152 qendra të testimit në të gjithë vendin.

Procesi i testimit është administruar nga 1,360 administrues dhe 750 kryetarë e anëtarë të komisioneve.

Testi fillojë në orën 10:00 dhe përfundoi në orën 12:30.

Testi i Maturës Shtetërore 2026 u zhvillua brenda një dite për të gjitha lëndët dhe për të gjithë kandidatët. Testi përmbante 100 kërkesa, përkatësisht nga 25 kërkesa për secilën prej katër lëndëve: gjuhën amtare, gjuhën angleze, matematikën dhe një lëndë zgjedhore të përzgjedhur nga vetë kandidati/ja.

Ministria e Arsimit ka rikujtuar se posedimi i telefonave mobilë dhe i çdo pajisjeje tjetër elektronike gjatë testimit është rreptësisht i ndaluar dhe se çdo kandidat/e që konstatohet se posedon telefon ose pajisje tjetër elektronike do të largohet menjëherë nga testi, pavarësisht nëse pajisja është përdorur apo jo.

Megjithatë, qysh në start ka nisur qarkullimi i pyetjeve e përgjigjeve të Testit të Maturës nëpër rrjete sociale, normal gjithnjë duke përdorur telefonin.

Në Viber u krijuan dy grupe, njëri me mbi 9830 anëtarë dhe tjetri mbi 500 anëtarë, ku nxënësit shkëmbenin përgjigjet e pyetjeve të testit. 


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026