Ymeri: Pushteti i LVV-së e ka gllabëruar sektorin e energjisë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ymeri: Pushteti i LVV-së e ka gllabëruar sektorin e energjisë
Janina Ymeri
21/04/2026 - 13:09
Linku u kopjua

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka adresuar një varg kritikash ndaj qeverisë Kurti për sektorin e energjisë elektrike.

Ajo tha se LVV-ja e ka gllabëruar sektorin e energjisë, madje sipas saj s’mund të jetë ky sektor i pavarur kur vëllai i Kurtit është në zyrën ku bëhet bilanci për tregti me energji.

“Energjia elektrike këtë vit është shtyrë, por nuk do të thotë se nuk rritet. Edhe këtë vit, edhe vitin e kaluar nuk kemi pasur shkak që me pagu rritjen e energjisë elektrike, ka qenë keqmenaxhim i sektorit elektroenergjetik, duke filluar nga prodhimi deri te inkriminimi i ZRRE-së.... Jo që janë të kapur, por ky pushtet e ka gllabëruar komplet sektorin e energjisë elektrike. Për me tregu më shumë për këtë, ku mund të jetë një sektor i pavarur kur në zyrën ku flitet, ku bëhet edhe tregtia e energjisë elektrike, ku është bilanci, është edhe vëllai i kryeministrit, në të njëjtën zyrë”, tha ajo në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ku po flitet për energjinë elektrike./KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026