Cana: Padeli është një nga kontributet e mia për sportin në Kosovë
Intervista
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Cana: Padeli është një nga kontributet e mia për sportin në Kosovë
lorik cana
09/05/2026 - 10:10
Linku u kopjua

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana, ka folur për përfshirjen e tij në zhvillimin e padelit në Kosovë, duke e cilësuar këtë sport si një nga projektet që po ndihmon në rritjen e komunitetit sportiv në vend.

Në një intervistë për KosovaPress, gjatë turneut ndërkombëtar “FIP Bronze”, Cana tregoi se si lindi ideja për investimin në padel, ndikimin që ky sport po merr në Kosovë dhe ambiciet për ta zgjeruar edhe më shumë.

“Jo, jo, unë mbeta me familjarët e mi këtu, me angazhimet, me fondacionin, vizitën e njerëzve të mi, biznesin në Kosovë. Kështu që aspak. Padeli ka qenë një nga kontributet ose projektet që kemi munduar bashkë me Federatën e Kosovës me e bërë të njohur njëherë këtu te ne, me mujt me e praktiku, me e rrit komunitetin. Dhe sigurisht, kur bëhen aktivitete dhe sidomos sot që jemi, mbas një kohe kaq të shkurtë, me e organizuar një turnir ndërkombëtar, zyrtar nga Federata Ndërkombëtare e Padelit në Kosovë, atëherë sigurisht që nuk mund të mungoj që të kem edhe prezencën time”, u shpreh fillimisht Cana.

Ish-futbollisti shqiptar tregoi edhe momentin kur nisi të merrej më seriozisht me padelin, duke theksuar se dëshira për ta zhvilluar këtë sport në Kosovë erdhi pas përvojave që kishte parë jashtë vendit.

Cana foli edhe për trendin në rritje të investimeve të ish-futbollistëve të njohur në padel, duke përmendur emra të mëdhenj të futbollit botëror që tashmë janë pjesë aktive e këtij sporti.

Në fund, Cana theksoi se objektivi kryesor mbetet promovimi i sportit dhe zgjerimi i komunitetit të padelit në Kosovë, duke vlerësuar njohjen ndërkombëtare që tashmë ka marrë federata kosovare.

Cana la të kuptohet se padeli në Kosovë është ende në fazat e para të zhvillimit, por me potencial të madh për t’u shndërruar në një sport gjithnjë e më të përhapur.

Ai theksoi se përmes investimeve, organizimeve ndërkombëtare dhe përfshirjes së komunitetit, synimi mbetet që sa më shumë të rinj të afrohen me sportin dhe që Kosova të vazhdojë të prezantohet denjësisht në arenën ndërkombëtare edhe përmes padelit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026