Clive Marshall emërohet President joekzekutiv i Agjencisë së Lajmeve KosovaPress
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Clive Marshall summer business update London
2 ditë më parë
Linku u kopjua

Clive Marshall, ish-shefi ekzekutiv i Agjencise se Lajmeve PA Media Group në Mbretërinë e Bashkuar, i pensionuar së fundmi, është emëruar President jo-ekzekutiv i Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, duke filluar nga 1 janari 2025.

Marshall sjell vlera të konsiderueshme për KosovaPress në një kohë kur Agjencia po përjeton rritje dhe zhvillim të shpejtë. Përvoja e tij e gjerë do të japë kontribut të paçmuar drejt arritjes së objektivave të agjencisë.

“Është një nder t'i bashkohem KosovaPress-it në një moment kaq të rëndësishëm të historisë së saj. Mezi pres të punoj me Skënderin, Zanën dhe kolegët e tij për t'i ndihmuar ata të përmbushin aspiratat e tyre për rritjen dhe zhvillimin e kompanisë. Një Agjenci lajmesh e pavarur, e besuar dhe e paanshme luan një rol kritik në jetën e një kombi demokratik. Me bazë në shtetin më të ri të Evropës, KosovaPress ka një mundësi fantastike për t'u zgjeruar dukshëm brenda vendit, rajonit dhe më gjerë, duke luajtur një rol të madh në jetën e kombit”, tha Marshall.

Pronari i KosovaPress, Skënder Krasniqi, është shprehur i kënaqur që Clive ka pranuar ftesën për t'iu bashkuar KosovaPress-it.

“Clive ka përvojë të madhe në industrinë globale të mediave, dhe gjatë mandatit të tij si CEO i PA Media Group, arritjet e tij përfshirë transformimin dhe rritjen” tha Krasniqi.

Krasniqi më tej ka theksuar se viti 2025 do të jetë vit i rëndësishëm për KosovaPress, pasi Agjencia do të zhvendoset në selinë e re. Ky tranzicion do të ofrojë mundësi për të zgjeruar ndjeshëm kompaninë. Se bashku me Clive-in, agjencia do të rrisë në mënyrë më efektive sasinë dhe cilësinë e lajmeve për mediat, bizneset, institucionet dhe OJQ-të në nivel lokal, rajonal dhe global.

Agjencia e Lajmeve KosovaPress është pjesë e rrjetit të Agjencive Ballkanike të Lajmeve (ABNA-SE, www.abnase.com) dhe Aleancës Evropiane të Agjencive të Lajmeve (EANA, www.newsalliance.com), duke përfunduar ciklin e saj të anëtarësimeve globale në përputhje me aspiratat e Kosovës. .

Në vitin 2021, KosovaPress priti Asamblenë e Përgjithshme të ABNA-SE për herë të parë në Kosovë, duke marrë presidencën e saj për një vit dhe duke shërbyer në bordin e saj për tre vitet në vijim.

Me 4 janar KosovaPress feston 26 vjetorin e themelimit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025