Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Foto Ilustrim
Foto Ilustruese
2 javë më parë
Linku u kopjua

Çmimi i qumështit, vezëve dhe mjaltës ka shënuar ngritje për 4.7 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2024 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa, indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rënie për 6.3 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023, përcjell KosovaPress.

“Në TM3 2024, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rënie për 9.6 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023. Indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 4,7 për qind. Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rënie për 6.3 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023”, thuhet në raportin e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Prodhimet që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale.

Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve.

Ndërsa, në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024