Të gjitha asetet ruse dhe të individëve që janë të ndërlidhur me Rusinë duhet të konfiskohen dhe nevojitet një paketë e re e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e tha këtë në video-fjalimin e tij drejtuar kombit, transmeton Ukrinform.
Ai falënderoi të gjithë ata që ndihmuan Ukrainën të promovojë këtë mekanizëm për rivendosjen e drejtësisë.
"Nevojitet një paketë e re sanksionesh të BE-së dhe ne po e përgatisim atë. Po përgatisim gjithashtu hapa të rinj për të kufizuar aftësinë e Rusisë për të anashkaluar sanksionet. Çdo manifestim i presionit ndaj Rusisë po afron paqen. Çdo manifestim ndihme ndaj Ukrainës po mbron jetën. Unë jam mirënjohës për të gjithë ata që qëndrojnë me Ukrainën! Falënderoj të gjithë ata që luftojnë dhe punojnë për vendin tonë, pavarësinë tonë dhe popullin tonë", tha Zelensky.