Arteta e mori vesh lajmin e fitores së titullit duke bërë grill në kopsht
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Arteta e mori vesh lajmin e fitores së titullit duke bërë grill në kopsht
arteta
21/05/2026 - 17:37
Linku u kopjua

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka zbuluar se titullin e parë kampion pas 22 vitesh pritjeje e ka festuar në një mënyrë krejtësisht të veçantë—i vetëm në shtëpi duke bërë grill.

Arsenali u shpall matematikisht kampion i Premier League të martën, pas barazimit 1-1 të Manchester City-t me Bournemouth-in. Arteta pranoi se nuk e ndoqi ndeshjen e rivalëve, duke zgjedhur t'i linte lojtarët dhe stafin ta shijonin momentin së bashku në qendrën stërvitore.

"Shkova në shtëpi, dola në kopsht dhe fillova të ndez zjarrin për barbekju. Nuk pashë asgjë," tregoi Arteta. "Papritur, djali im i madh hapi derën, erdhi me vrap drejt meje duke qarë, më përqafoi dhe më tha: 'Babi, jemi Kampionë!' Ishte një nga ndjenjat më të mira që kam pasur ndonjëherë."

Tashmë, pasi siguroi titullin e parë të Arsenalit që nga viti 2004, Arteta ka shansin ta mbyllë sezonin me një dopietë historike nëse mposht Paris Saint-Germain në finalen e Champions League në Budapest më 30 maj.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026