Arsenali përballet sot me Chelsean
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Arsenali përballet sot me Chelsean
arsenal
01/03/2026 - 12:54
Linku u kopjua

Skuadra e Mikel Artetas është pesë pikë përpara Manchester City-t, ndërsa gara për titull bëhet më interesante.

“Topçinjtë” u rikthyen te fitoret në derbin e Londrës veriore, ku fituan ndaj  Tottenhamin me rezultatin 4-1 javën e kaluar, pasi kishin humbur pikë ndaj  Brentford dhe Wolves, duke i lejuar City-t të mbushte diferencën.

Arsenali përballet me Chelsean, e cili u ndal në një barazim 2-2 me Burnleyn herën e fundit. Zian Flemming shënoi një gol barazimi në fund të ndeshjes, teksa “Blutë” humbën terren në garën për të përfunduar në vendet që kualifikojnë në Ligën e Kampionëve.

Arteta do ta ketë punën më të vështirë, pasi kohëve të fundit ka pësuar një sërë dëmtimesh me Bukayo Saka, Kai Havertz dhe Ben White, gjithashtu i shtohet mungesës afatgjatë edhe Mikel Merinos, i cili është jashtë loje pas një operacioni  në këmbë.

Ndërkohë ka disa lajme pozitive për tifozët e “Topçinjve”, pasi sensacioni adoleshent Max Dowman më në fund mund të kthehet nga pushimi i tij i zgjatur, pasi pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës që e ka mbajtur jashtë fushës për dy muaj.

Arsenal i prin tabelës me 61 pikë, ndërsa Chelsea renditet në pozitën e gjashtë me 45 pikë.

Formacionet e mundshme:

Arsenal (4-3-3) Raya; Timber, Saliba, Gabriel, Hincapie; Rice, Zubimendi, Odegaard; Saka, Gyokeres, Trossard.

Chelsea (4-2-3-1) Sanchez; James, Adarabioyo, Chalobah, Gusto; Santos, Caicedo; Palmer, Fernandez, Neto; Joao Pedro.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026