Kanë nisur zyrtarisht punimet e para infrastrukturore në oborrin jugor të Shtëpisë e Bardhë (South Lawn), ku po montohet oktagoni i UFC pwr edicionin "UFC Freedom 250", raporton CBS Sports.
Ky event unik do të mbahet më 14 qershor, si pjesë e festimeve për 250-vjetorin e Amerikës, datë kjo që përkon edhe me 80-vjetorin e lindjes së Presidentit Donald Trump.

Ngjarja do të jetë tejet ekskluzive për nga prania fizike, por do të ofrojë hapësirë masive për publikun jashtë rrethojave:
"Oborri Jugor do të mirëpresë rreth 4,500 spektatorë, ku 1,000 ulëse janë të rezervuara rreptësisht për personelin ushtarak. Pjesa tjetër e biletave do të ndahet mes të ftuarve specialë të Presidentit Trump dhe CEO-s të UFC-së, Dana White. Megjithatë, fansat mund ta ndjekin ngjarjen falas nga parku 'The Ellipse', i cili do të akomodojë deri në 85,000 njerëz përmes ekraneve gjigante", raporton CBS sports.Në meçin kryesor, Ilia Topuria dhe Justin Gaethje do të përballen për unifikimin e titullit të peshave të lehta. Ndërkaq, në meçin bashkë-kryesor (co-main event), ish-kampioni i dy divizioneve të ndryshme, Alex Pereira, do të përballet me Ciryl Gane për titullin e përkohshëm të peshave të rënda.
Emra të tjerë të njohur që do të ngjiten në kafaz gjatë këtij eventi janë edhe Sean O'Malley, Josh Hokit, Michael Chandler dhe Derrick Lewis."