Arsenal kërkon avantazh ndaj Evertonit në garën për titull
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Arsenal kërkon avantazh ndaj Evertonit në garën për titull
Arsenal do të përballet me Evertonin në “Emirates Stadium”, në kuadër të sezonit të 2025/26. Kjo përballje ka rëndësi të madhe për garën e titullit dhe objektivat europiane për sezonin e ardhshëm.
Arsenal është ende në krye të renditjes dhe me një fitore sot mund të rrisë avantazhin ndaj rivalëve të titullit. Skuadra e Mikel Artetës po përpiqet të shfrytëzojë momentin pozitiv dhe të krijojë një epërsi të konsiderueshme, para ndeshjeve të ardhshme, duke ruajtur gjithashtu fokusin edhe në kompeticionet e tjera ku garon këtë sezon.
Everton, nga ana tjetër, ka treguar formë të mirë jashtë fushe dhe kërkon një rezultat surprizë për të përforcuar pozicionin në zonën e garave europiane dhe të ngjitet më lartë në rënditje.
Formacionet e mundshme:
Arsenal (4‑2‑3‑1): Raya; Timber, Saliba, Gabriel, Calafiori; Zubímendi, Rice; Saka, Havertz, Martinelli, Gyökeres.
Everton (4‑2‑3‑1): Pickford; O’Brien, Tarkowski, Branthwaite, Mykolenko; Garner, Gueye; McNeil, Dewsbury‑Hall, Ndiaye; Barry.
Ndeshja zhvillohet sot më 14 mars 2026, me fillim nga ora 18:30.
KosovaPress
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.