Arsenal dhe United interesohen për mesfushorin nga Bournemouth
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Arsenal dhe United interesohen për mesfushorin nga Bournemouth
New Project - 2026-07-22T173452.559
22/07/2026 - 17:35
Linku u kopjua

Mesfushori 22-vjeçar Alex Scott ka refuzuar edhe ofertën e dytë të Bournemouth për rinovim kontrate, sipas Fabrizio Romanos.

Bournemouth ishte gati t'i fuste edhe klauzolë lirimi në kontratën e re, por ai e ka refuzuar.

Kjo ka ndezur garën. Manchester United dhe Arsenal kanë marrë sinjal pozitiv nga ky vendim i lojtarit.

Bournemouth për momentin po mban qëndrim të fortë. Klubi i ka refuzuar menjëherë interesimet e Chelsea dhe Arsenal, duke thënë se nuk është në shitje me asnjë çmim këtë verë dhe plani është ta mbajë për sezonin 2026/27.

Lexo po ashtu
Messi mbush 39 vjet
Për ta larguar interesin, klubi ka vendosur çmim prej 80 milionë funte, që do të ishte shitja rekord e klubit.

Pse është kaq i rëndësishëm?

Bournemouth vjen nga sezoni historik, vendi i 7-të rekord dhe kualifikimi i parë në Europa League. Scott ishte motorri:

  • 37 paraqitje në Premier League, 3 gola dhe 1 asist
  • 23 raste të krijuara, 30 driblime të suksesshme
  • 209 topa të rikuperuar, lojtari me më së shumti në skuadër

Madje ka shënuar edhe golin e fitores 2-1 kundër Arsenalit në Emirates në prill.

Çka fiton Arsenali?

Arteta e kërkon për thellësi pranë Declan Rice dhe Martin Zubimendi. Është anglez, homegrown, që për klubet angleze ka vlerë ekstra.

Në tregun e sotëm po duket edhe më lirë. Chelsea e mori Morgan Rogers për 117 milionë, Newcastle kërkon 80 milionë për Guimaraes, kurse Scott mund të kushtojë rreth 60 milionë sipas Football London.

Man United e do, por nuk do ta paguajë 80 milionëshin.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026